Serbia alarmohet nga goditja e stuhisë, a ka me u prekë Kosova nga kjo?!

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë, ka alarmue qytetarët serbë për ardhjen e nji stuhie të fuqishme të shiut dhe vetëtimës.

Simbas nji njoftimi, ky institut thotë se nga moti i ligë ka me u prekë i tanë vendi.

Rajoni i Banatit ka me qenë zona ma e prekun, por edhe Beogradi dhe zonat përreth kanë me u goditë nga ernat e fuqishme dhe shiu i dendun, shkruen lajmi.net.

Ky institut në parashikimin e motit ka përfshi edhe Kosovën, përkatësisht siç i referohen serbët “Kosovën dhe Metohinë”. Simbas mediave serbe, edhe Kosova ka me u goditë nga moti i keq.

Lidhun me këtë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se nuk qëndron kjo.

Ai thotë se në matjet që janë bëa deri në ditën e Premte nuk parashikohet se ka me pasë reshje të mëdha të shiut e as erna shumë të forta.