Serbia asht e kënaqun që Kosova po e njeh Telekomin!

Qeveria serbe asht e kënaqun me marrëveshjen për telekomunikacionin të arritun me Prishtinën, dhe mbi të gjitha nga fakti se Telekom Serbia zyrtarisht ka me punue në Kosovë dhe “atë si nji kompani që asht e njohun ligjërisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e Prishtinës”.
Kështu ka thanë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

“Kompanitë tona shtetnore në fund kanë me punue në mënyrë të ligjshme në territorin e krahinës sonë jugore.

Ligjërisht dhe zyrtarisht të njohuna nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Prishtinës”, ka thanë ai në nji konferencë për media.

 

MARKO-DJURIC