Serbia ban hapa drejt njohjes së Kosovës!

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Serbisë miratoi propozimin e qeverisë për me krijue nji fond për Ballkanin Perendimor, e që asht nji nga qëllimet e integrimit dhe bashkëpunimit ma të ngushtë në rajon.

Nëse parlamenti ratifikon marrëveshjen për themelimin e Fondit, Serbia ka me qenë nji hap ma afër njohjes së Kosovës, thonë nga Partia Demokratike e Serbisë dhe ajo Radikale, që kanë kërkue tërheqjen e propozimit nga Parlamenti.

Në Fondin për Ballkanin Perendimor, pos Shqipnisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi asht dhe Kosova.

“Në qoftë se e miratojmë këtë marrëveshje, na jemi tue shkelë Kushtetutën. Para së gjithash, na jemi tue i dhanë fund preambulës dhe jemi tue shkue rrugës për me ndryshue Kushtetutën para se me i shpall ndryshimet në Kushtetutë kundër së cilës jam unë dhe DSS“, ka thanë përfaqësuesja e DSS’s, Sanda Rashkoviq Ivic, raporton N1, transmeton Klan Kosova.