Serbia çon emisarë specialë me pengue hymjen e Kosovës n’UNESCO

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, në pajtim me presidentin Aleksandar Vucic, gjatë shtatorit ka me dërgue emisarë specialë edhe në tetë shtete për me pengue anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Siç shkruen gazeta serbe “Novosti”, deri më 9 Gusht emisarët specialë nga 27 shtete të parapame kanë vizitue 19 dhe bahet fjalë për akcionin e lobimit diplomatik kundër kandidaturës së Kosovës, e cila ka nise më 1 Prill.