Serbia e bllokoi anëtarësimin e Kosovës edhe në nji tjetër organizatë ndërkombëtare

Diplomacia serbe e bllokoi shtetin e Kosovës me u ba anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të hardhisë dhe venës (OIV).

Anëtarët e kësaj organizate, mbas disa ditëve të lobimit të diplomatëve serb, kanë deklarue se Kosova nuk mundet me u ba anëtare e plotë pa anëtarësim të saj në OKB.

“Në debatin e Parisit morën pjesë 31 vende të botës, dhe mbas refuzimit të mahershëm që Kosova me u ba anëtare e UNESCO’s, kjo asht nji tjetër ‘lojë’ ndërkombëtare në të cilën aspiratat e Prishtinës pësuen fiasko”, shkruejnë mediat serbe.

Shtetet që lobuen fuqishëm që Kosova të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare ishin: Australia, Zelanda e Re dhe Turqi.