Serbia e gatshme me i ndihmue Shqipnisë për në BE

Ministrja e Integrimit të Shqipnisë, Klajda Gjosha, priti të Hanën dy Kryenegociatorët e Serbisë dhe Malit të Zi, vende të cilat negociojnë për me u ba anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit me Tanja Miscevic, Kryenegociatore e palës serbe dhe Aleksandar Pejovic, Kryenegociator i Malit të Zi, u diskutue mbi randësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe rolin tejet të randësishëm që ka gjithëpërfshimja e vendeve.

Ata shprehën gadishmëninë për me mbështetë Shqipninë në nivel teknik, si dhe tue nda eksperiencën e tyrn në procesin e negociatave.

Ministrja Gjosha, tha se Shqipnia shpreson me i hapë sa ma shpejt negociatat me BE’n, tue e cilësue si fazën ma të randësishme të procesit të integrimit të vendit.