Serbia e përjeton randë vizitën e Presdientit Thaçi në Vatikan (foto)

Mediat në Serbi, të kontrollueme nga shteti, janë tmerrue nga vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Vatikan, i cili sot pritet në nji audiencë private nga Papa Francesco.

“Shefi i shtetit të rremë sot në Vatikan”, asht mbititulli i gazetës “Informer”. Kjo gazetë shkruen se Thaçi në takim me Papën ka me kërkue njohën e Vatikanit.

“Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi, sot në audiencë te Papa Francesco ka me kërkue nga Vatikani që me ndryshue qëndrimin e vet lidhun me pamvarësinë e Kosovës”, shkruen Informer.

Mediat në Serbi janë alarmue që Thaçi mbas Papës, për herë të tretë ka me shkue në Washington.

“Nga Roma, Thaçi ka me vazhdue për Washington, në mënyrë që në bashkëbisedim me zavendëspresidentin e SHBA’ve, Michael Pence, ta lus Amerikën me u përfshi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet ndër tjera.

Shperndaje në: