Serbia i premton Rusisë: Kurrë në NATO

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i ka thanë homologut rus, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë asht që të mbetet edhe ma tej neutrale ushtarakisht. Kështu raporton televizioni shtetnor i Serbisë, “RTS”.

Vulin, i cili gjendet për nji vizitë dyditore në Rusi, ka bisedue me homologun rus për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në nji bazë të ushtrisë ruse afër Moskës.

“Derisa Vucic të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe President i Republikës së Serbisë, dhe unë gjithashtu ministër i Mbrojtjes, Serbia nuk ka me qenë anëtare e NATO’s dhe as e ndonji aleance ushtarake, sikurse nuk kemi me mbeshtet dhe as imponue sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.