Serbia ka bllokue kodin telefonik t’Kosovës

kodiii

Edhe pse, ka ma shumë se dy muej që delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, që po mbahen me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, i asht premtue marrja e kodit telefonik +383, nji gja e tillë nuk asht as afër realizimit.

Çashtja e Telekomit dhe në veçanti çashtja e kodit telefonik për Kosovën, janë në tryezën e bisedimeve, që nga viti 2011, ndërsa marrëveshja asht arritun në Shtator 2013, por që nga ajo kohë zbatimi ende nuk ka ndodhun. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë për këtë zvarritje e kanë ba fajtore Serbinë, tue e akuzue kreun shtetnor serb se, qëllimisht po e pengon zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik.

Ndërkaq, nga ana tjetër, janë deputetët e opozitës dhe ekspertët e ekonomisë që e bajnë fajtorë palën kosovare për dështimin e implementimit të këtyne marrëveshjeve. Ata e kanë akuzue palën kosovare se kanë ba shumë lëshime në të mirë të Serbisë, përkundër faktit që dihet për apetitet e palës serbe ndaj pasunisë së Kosovës dhe resurseve të saj ekonomike. Simbas Qeverisë, kostot e përgjithshme të shkaktueme deri më tani nga mungesa e kodit telefonik, kanë arritun shifrën në mbi 200 milionë euro.