Serbia ka si kusht të pashmangshëm Kosovën për BE

EU-663946

Hapja e kapitujve 23 dhe 24 në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE asht cilësue moment i madh për Serbinë, por kjo ka me u arritë nëse Serbia plotëson tana kushtet e caktueme nga BE.

Sidoqoftë, përshpejtimi i procesit mvaret edhe nga relacioni i Serbisë me Kosovën. Serbia për anëtarësim në BE e ka kusht të pashmangshëm normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën.

Kështu asht shprehë edhe komisioneri i BE’s, Johannes Hahn, i cili tha se krejt mvaret nga Serbia, por kushtet mbesin ato që ishin edhe ma parë, e nji ndër ta asht edhe normalizimi i marrëdhanieve më shtetin e Kosovës.