“Serbia kurrë s’ka me pranue pamvarësinë e Kosovës”

nikolic

Serbia nuk ka me pranue kurrë pamvarësinë e Kosovës dhe përderisa njohja e shtetësisë së shtetit kosovar nuk asht nji kusht, atëherë Serbia i ka plotësue kushtet për integrim në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë e ka dhanë këshilltarja e presidentit serb, Tomislav Nikolic, Stanislava Pak, mbas nji deklarate që ka dhanë zyrtari gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE, gjithçka duhet me qenë e qartë karshi Kosovës.

“Kushtetuta e Serbisë asht e qartë dhe Presidenti i Republikës s’ka me shkelë kurrë. Serbia kurrë s’ka me pranue pamvarësinë e Kosovës. Në të njajtën Kohë, Serbia i ka plotësue të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, derisa njohja e Kosovës nuk asht kriter”, ka thanë Pak, për të përditshme Vecernje, transmeton Klan Kosova.