Serbia manipulon me numrin e shqiptarëve në Bujanoc

Krejt qytetarët e Bujanocit që jetojnë në mërgim, tash e tutje munden me u regjistrue nëpërmjet nji aplikacioni për regjistrim të diasporës së kësaj komune.

Simbas zyrtarëve komunalë, regjistrimi i mërgimtarëve bahet për me pasë transparencë si dhe për mos me lejue manipulimin e qeverisë së Serbisë me numrin e shqiptarëve në komunë të Bujanocit.

“Asht numër i madh i qytetarëve të Bujanocit që jetojnë në vendet e perëndimit, por asnjiherë komuna si institucion nuk ka pasë databazë me numrin e qytetarëve, të cilët jetojnë jashtë. Ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe në këtë mënyrë janë krijue kushte për me manipulue me numrin nga ana e qeverisë”, ka thanë për televizionin publik, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.