Serbia ndalon Festën e 28 Nandorit në Preshevë

Gjykatat në Serbi vazhdojnë m’i dënue shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në të tria komunat e banueme me shumicë shqiptare vazhdon me u ndalue nga Serbia “demokratike”.

Në xhaminë e katundit Geraj, në komunë të Preshevës, nuk ka me u vendosë sivjet flamuri kuqezi. Simboli i pamvarësisë së Shqipnisë në Festën e 28 Nandorit të vitit të kaluem ishte vendosë në xhami. Por, hoxha i katundit, Hafëz Nexhatiu, thotë për “Zërin” se nuk ka me u vendosë ma flamuri aty.

Ai ishte gjobitë me 300 euro mbasi në xhaminë, në të cilin ai asht imam, për festën kombëtare ishte vendosë flamuri.

“E kishin vendosë do djem të ri. Nuk kemi me vendosë ma”, thotë hoxha i katundit, nji burrë rreth të shtatëdhetave.