Serbia në panik: Na ka rrethue NATO (foto)

Serbia tash rrethohet nga vendet anëtare të NATO’s.

Analistët thonë se kjo mundet me ndryshue qëndrimin serb për çashtjen e neutralitetit ushtarak.

Serbia mundet me ndryshue qëndrimin rreth çashtjes së anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike, mbasi aktualisht asht e rrethueme nga shtetet që janë pjesë e këtij klubi ushtarak.

Në mediat serbe asht paraqit nji hartë ku shihet se Serbia asht e vetmja nga shtetet e rajonit që nuk asht pjesë e NATO’s.

Harta është publikua nga mediat serbe

Rumania, Hungaria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Shqipnia, janë shtetet n’afërsi të Serbisë që janë pjesë e NATO’s, ndërkohë që pjesë e saj munden m’u ba, po ashtu Maqedonia anëtare nëse e rregullon çashtjen e emnit me Greqinë.

Analistët serbë thonë se situata refuzuese ndaj NATO’s në Serbi mundet me ndryshue mbasi vetëm kështu ky shtet mundet m’u ba anëtar i BE’s.

Nji arsye tjetër asht edhe siguria e Serbisë mbasi do t’ishte ma e mbrojtun në rast të ndonji konflikti.