Kosova lejon importin e naftës prej Serbie

Sot në orën 09:00 të mëngjesit, kamionat me naftë dhe gaz nga Serbia kanë me u lejue me hy në Kosovë.

Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, tue citue Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Simbas saj, me ndërmjetësimin e BE’s, Prishtina ka me i dhanë fund shkeljes së marrëveshjes së CEFTA’s e me i lejue kamionët e ngarkuem me naftë dhe gaz me hy në Kosovë.

Po ashtu, vazhdon njoftimi, palët janë dakordue që për këtë çashtje, javën e ardhshme me vazhdue dialogu në nivel ekspertësh.

Vendosja e kësaj mase reciproke nga Kosova mësohet se i ka shkaktue Serbisë nji dam ekonomik prej rreth 60 mijë euro në ditë.