Serbia notë proteste ndaj Kroacisë, qe për cilën arsye

Ministria e Jashtme e Serbisë ka dorëzue nji notë proteste te ambasadori kroat në Beograd lidhun me deklaratat e ministrit të Jashtëm kroat, Miro Kovac, të cilat nga ana serbe janë konsiderue si sulme të pandershme.

Ministri i Jashtëm kroat ka akuzue Serbinë se është shteti i origjinës ku janë ba planet e luftnave gjatë viteve të 90’ta. Simbas ministrisë serbe, asht e pandershme që aplikimi i disa ligjeve në Serbi me u përshkrue publikisht nga zyrtarët kroatë si “shtrembënim historik”.

Frenimi i Kroacisë nga këto vlerësime kishte me ndihmue në përmirësimin e marrëdhanieve bilaterale dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor në t’ardhmen, ka konsiderue ministria.

“Ministria e Jashtme e Serbisë shfrytëzon këtë rast që me theksue se incidentet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes janë tue ndodh thuejse çdo ditë në Republikën e Kroacisë, tue ba që pjesëtarët e komunitetit serb atje me u ndi të kërcënuem”, thuhet në reagimin e Serbisë. /Kp