Serbia nuk e don Kosovën të integrueme, vazhdon bllokimin

Mbas përfundimit të Samitit Brdo-Brioni në Sarajevë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se, shtetet e rajonit, përfshi Serbinë, janë pajtue me ndihmue njana-tjetrën në rrugën e integrimit. Këtë nuk e beson opozita, ndërsa analistët thonë se, politika e Serbisë karshi Kosovës mbetet ajo e Milosevic’it.

Dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia, bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. Kështu u shpreh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbas përfundimit të Samitit Brdo-Brioni në Sarajevë.

Madje, Presidenti i Kosovës ka shtue se janë pajtue së bashku me krenat tjerë të rajonit që me përkrahë sinqerisht njani-tjetrin drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Por, këto deklarata të Presidentit doket se nuk po “pinë ujë” te opozita kosovare e as te analistët. Simbas tyne, fjalët e Presidentit Thaçi janë vetëm sa për deklarime publike, mbasi që tanë e dinë se e vërteta asht ndryshe./Zeri