Serbia nuk i dërgon radikalët në Hagë

Gjyqi Suprem vendos për mosekstradimin e Jojic, Radeta dhe Ostojic

Partia Radikale Serbe (SRS) njofton se gjyqi suprem ne Beograd ka vendos qe tre zyrtaret e saj nuk kane m’u ekstradue ne Tribunalin e Hages.

Tribunali i Hages akuzon tre zyrtaret Petar Jojic, Vjerica Radeta dhe Jovo Ostojic per ndikim te deshmitaret gjate gjykimit te liderit te partise, Vojislav Seselj, prandaj edhe ka kerkue ekstradimin e tyne.

Mirepo gjykatesi i rastit vendosi qe kushtet per ekstradimin e tyne nuk jane ne pajtim me ligjet e Serbise, meqenese shteti serb ka per obligim m’i ekstradue vetem qytetaret e saj qe akuzojen per krime lufte, gjenocid dhe krime kunder njerezimit.

Tribunali Hages liroi Vojislav Seselj nga te gjitha akuzat ne muejin Mars. Ai ishte i akuzuem per krime lufte ne Kroaci, Bosnje dhe  Vojvodine. Por megjithate, Prokuroria e Hages thote se ka me apelue vendimin.