Serbia nuk përkrah referendumin e serbëve në Bosnje

nikolic-vucic

Presidenti serb Tomislav Nikolic dhe kryeministri Aleksandar Vucic nuk përkrahin referendumin e planifikuem për festën zyrtare të Republikës Boshnjake Srpska.

Mirëpo, ata në asnji mënyrë nuk dëshirojnë të ushtrojnë presion për ndërrimin e pozitave të politikanëve të zgjedhun në mënyrë legjitime në republikë.

Në nji njoftim të përbashkët dërgue mediave mbas nji takimi me përfaqësues të serbëve boshnjakë, Nikolic dhe Vucic theksojnë, se politika e Serbisë asht për respektimin e sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës dhe të Republikës Boshnjake Srpska.