Serbia për me hy n’BE, qe çka duhet me ba!

Ndryshimi i Kushtetutës asht kush për hymjen e Serbisë në Bashkimin Europian.
“Ndryshimin e Kushtetutës e kemi kusht për hymjen në BE. Kur të jemi para dyerve, atëherë do të flasim për këtë, por ndryshimi duhet të jetë marrëveshje ma e gjanë e subjekteve të ndryshme politike”, citon rts të ketë thanë mandatari për formimin e Qeverisë serbe, Aleksandar Vucic.

Deputeti i DSS’s (Partia demokratike e Serbisë) Gjorgje Vukadinovic sqaron se “edhe pse mandatari ka thanë se pozita e Kosovës në Kushtetutë nuk do të ndryshojë, shumë nga ata që insistojnë nën maskën e ndërrimeve të sistemi politik kanë parasysh ndryshimin e preambulës”.

Mbasi i ka quejt predikime patriotike, Vucic i asht përgjigj: “Ju, gjatë të cilës kohë Kosova fitoi pamvarësinë, si e keni mbrojt – me dy kumtesa”.

Projekt ndryshimi i Kushtetutës n’Kuvend pritet me dalë deri në fundin e vitit 2017.

Në preambulën e Kushtetutës serbe shkruen se Kosova asht pjesë perbamëse e Serbisë.