Serbia po bllokon bisedimet për kodin telefonik të Kosovës

Insistimi i Serbisë që të trajtojë fushën e telekomunikacionit në Kosovë, si pjesë e pasunisë së saj, po bahet pengesë serioze për përparime në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Mbas negociatave të javës së kalueme që zgjatën pesë ditë, delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi u larguen nga tavolina mbas marrëveshjes.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se procesi po hyn në nji fazë të tensioneve, ngase pala serbe, simbas saj, nuk po shpreh gatishmëni për me i zbatue marrëveshjet dhe po paraqitet në negociata me kërkesa shtesë.