Serbia po i largon policët shqiptarë nga Lugina

Ekrem Krasniqi nuk arriti as dy muej me qëndrue në krye të Stacionit Policor në Bujanoc, komunë kjo me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Zgjedhja e tij në muejin Prill të këtij viti në postin e komandantit të Stacionit Policor ishte vlerësue historike, mbasi që ishte hera e parë që nji shqiptar nga kjo komunë në Serbi u zgjedhë në krye të nji stacioni policor. Por, javë ma parë ai asht largue nga ky post me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Beograd, tue u zëvendësue me nji serb.

Bujanoci dhe Presheva, komuna këto me shumicë absolute shqiptare, vazhdojnë që komandantët e Policisë me i pasë serbë, të zgjedhun drejtpërdrejt nga Qeveria në Beograd.

Në këto komuna, drejtuesit e Policisë ka disa vite që ua shlyejnë banorëve shqiptarë adresat e vendbanimeve, tue ua pamundësue që me i nxjerrë dokumentat e identifikimit dhe në këtë mënyrë me spastrue Luginën nga shqiptarët.