Serbia po lëshon rrajë me shtatoren e Car Lazarit në Mitrovicë!

Shtatore me përmasa gjigande e Car Lazarit ka me u ngrit më 28 Qershor, ditën e Vidovdanit në qendër të veriut të Mitrovicës.

Simbas këtyne burimeve të Kosovapressit, kjo shtatore, që do të jetë ndër të parat për nga madhësia, asht donacion i Qeverisë së Serbisë dhe ka kushtue qinda miliona dinarë.

“Shtatorja do të jetë 12 ose 17 metra e naltë dhe do të vendoset te rrethrrotullimi kryesor në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa, në seancën e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës do të jepet edhe formalisht drita e gjelbër për këtë çashtje”, kanë thanë burimet.

Punimet në përgaditjen e vendit ku do të vendoset shtatorja asht tue i realizue kompania VPD ‘Dragobi’ nga Malisheva.

Sheshi i cili asht tue u ndërtue dhe ku do të vendoset kjo shtatore, mban po ashtu emnin e despotit serb ‘Car Llazar’ dhe në vijat vertikale shtrihet deri n’urë, nga pjesa veriore e Mitrovicës, me çka përfundimisht ura kryesore e Ibrit do të nxirret jashtë funkcionit dhe ajo ma nuk do të ketë kurrfarë vlere.

 

carlazari

 

2-car-lazari