Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia

Krejt personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot asht tërheqë për konsultime në Beograd, njofton Alsat-M.

Nji dokument me përmbajtje të këtillë ka pranue Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksue arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.

Nga MPJ thojnë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e nji hapi të këtillë.

Simbas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.