Serbisë i ka mbetë hatri që Sllovenia ka ba thirrje me e njoftë Kosovën tana shtetet

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërgue notë proteste ambasadorit slloven në Beograd, Vladimir Gasparic lidhun me deklaratën e Presidentit slloven, Borut Pahor që Kosova me u njoftë nga tana shtetet.

Pahor këtë deklaratë e ka ba mbas takimit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi në Ljubljana.

Simbas B92, kjo nuk asht hera e parë që zyrtarët sllovenë bajnë thirrje të tilla eksplicite për njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

“Këto deklarata minojnë përpjekjet e Serbisë dhe të Bashkimit Europian për me investue në nji dialog neutral ndaj statusit midis Beogradit dhe Prishtinës, dialog ky që kqyret si korniza e vetme legjitime për arritjen e stabilitetit në Kosovë. Pala sllovene asht informue se nëse vazhdojnë kështu kanë me damtue drejtpërsëdrejti marrëdhaniet dypalëshe dhe besimin e ndërsjellë”, thuhet në notën e protestës.

Sllovenia asht nder vendet e para që e ka njoftë pamvarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhanie të shkëlqyeme me vendin tonë. Kompanitë sllovene po ashtu, janë shumë prezente me investime në Kosovë.