Serbisë nuk i pengon heqja e vizave, por ka nji kusht!

Qeveria e Serbisë nuk shqetësohet nëse shtetasit e Kosovës udhëtojnë pa viza nëpër Europë, mirëpo brengosëse për to asht pajisja me pasaporta të serbëve të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Aleksandar Vucic’it, në nji përgjigje për “Indeksonline”, thotë se kushti kryesor për heqjen e vizave për Kosovën asht formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Institucioni të cilin e drejton Marko Djuric shprehet se zyrtarët europian dhe amerikan, kanë nënvizue qartësisht se themelimi i Bashkësisë së komunave serbe asht njani prej kushteve për marrjen e liberalizimit të vizave.