Sërish tërmet në Itali, lëkundje në Perugia

Nji lëkundje sizmike prej 4.3 ballë asht regjistrue në orën 3:34 të mëngjesit të sotëm në provincën e Perugia’s, në Itali, me epiqendër të lokalizueme në 11 km thellësi.

Lajmin e bajnë të ditun mediat italiane, simbas të cilave tërmeti asht ndje kryesisht në zonën e Norcas, ku shumë persona kanë dalë nga shtëpitë në rrugë nga friga.

Kryetari i komunes së këtij lokaliteti, Nicola Alemano ka saktësue se ka pasë shembje të vogla në muret antike të qytezës dhe në vende të tjera të damtueme nga tërmetet e maparshme.