Serwer: Antarësimi i Serbisë asht i mvarun prej Kosove!

daneilserver

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Europian nuk asht i mundun derisa nuk zgjidhen të gjitha çashtjet serioze.

“Kjo nenkupton njohjen diplomatike të Kosovës dhe shkembimin e ambasadorëve. Nëse nuk e ban nji gja të tillë, nuk e di se si Serbia mund të bahet anëtare e BE’s”, thotë Serwer, profesor n’Universitetin John Hopkins, n’intervistën për Radion Europa e Lirë.

Tuj komentu zgjedhjet parlamentare në Serbi, Serwer thotë se kryeministri në pushtet, Aleksandar Vucic, ka fitue mbështetje të madhe për shkak të politikës së tij pro-europiane, e cila ka qenë tema kryesore e fushatës së tij.

Por Serwer po ashtu kujton se Vucic ka qenë nacionalist ekstrem në të kaluemen dhe se tash asht përcaktue kah e ardhmja europiane.