Serwer i përgjigjet Dodik: Republika Serbe kurrë s’ka m’u ba shtet!

 

Analisti amerikan i Ballkanit thotë se askush nuk ka me e njoftë Republikën Serbe si shtet të pamvarun

Simbas Daniel Serwer, Republika Serbe kurrë nuk ka me arrite per referendum mbi ndamjes ose të bahet shtet i pamvarun, shkruen e perditshmja serbe ‘Vecernje Novosti’.

Po ashtu, ai tha se Republika Serbe asnjihere nuk ka me marre perkrahje nga Bosnja dhe per cdo perpjekje per ndamje ka me cue ne konflikt te ri si ne vitet e ‘90ta.

Serwer njihet si kritik i ashper i autoriteteve te Republikes Serbe e posacerisht i presidentit te ketij entiteti, Milorad Dodik.

 

Serwer i dha keto deklarata, mbasi Dodik gjate nji tubimi ne Banja Lluka e permendi emnin e tij.

‘Shteti jone asht Republike Serbe dhe nuk na interesojne sharllatanat e botes si Daniel Server. Askush pos njerezve te kesaj republike nuk munden me vendose nese vendi jone duhet me qene i pamvarun’, kishte thane Dodik.

Tue fole per rrugen europiane te Bosnjes, Serwer e pershkroi si problemin ma te madh mungesesn e qeverise qendrore ne Sarajeve qe duhej me i zbatue kushtet dhe kerkesat e Brukselit.