Serwer ja ban me dije Vucic’it se Kosova asht shtet!

server-vucic

Analisti amerikan Daniel Serwer ka thanë se rajoni i Ballkanit asht i paqëndrueshëm dhe se paqëndrueshmënia asht shumë e nderë në Maqedoni dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Serwer, në nji intervistë për “Blic” mbas takimit me kryeministrin serb Aleksandar Vucic, me të cilin ka bisedue rreth ngjarjeve rajonale, ka thanë se amerikanët nuk janë të kënaqun me procesin e reformave në Bosnjë.

I pyetun nëse BE në fund ka me kerkue njohjen e Kosovës nga Serbia, ai u përgjigj i bindun për këtë.

“Mendoj se do ta kërkoj njohjen. Respektivisht, BE si BE jo, mbasi që kjo nuk asht në kompetencë të Komisionit Europian. Por, shihni si asht gjendja, atje janë 23 vende që e kanë njoft Kosovën. Besoj se shumica nga to do të insistojnë të paktën në anëtarësim n’OKB, jo ndoshta njohje bilaterale, dhe normalizim të marrëdhanieve diplomatike me disa reprezentues në nivel ambasadorësh”, ka thanë Serwer.

Simbas tij, shqetësimi i Serbisë për të mirën e serbëve në Kosovë asht legjitim, e randësishme që serbët të mbesin në Kosovë, të jenë të trajtuem mirë, që kishat dhe manastiret të mbrohen, mirëpo çashtja e statusit politik asht e kryeme.

“Serbia nuk do t’i dëshirontë të gjithë ata shqiptarë si qytetarë të saj, apo? A i dëshironi vërtetë shqiptarët n’ekipin kombëtar të futbollit?”, ka pyet Serwer.