Serwer kallxon se prej kujt kosovarët duhet me pasë kujdes!

“A mund të imagjinohet Kosova të mbetet imune në atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës, unë kisha me thanë se ju jeni nji vend i vogël.

Erdogani ka krijue probleme të mëdha për veten e tij dhe në këtë pikë unë nuk e di se nëse ai domosdoshmënisht ka me mbet nji faktor i randësishëm në Kosovë”, ka thanë analisti amerikan Daniel Serwer.
Kosova nuk mund të mbetet imune ndaj ndikimeve globale e aq ma tepër që në Ballkan asht ba nji arenë interesash, në të cilën tashma përpos Turqisë asht perfshi edhe Rusia.

Analisti amerikan, Daniel Serwer, n’intervistën për Zërin paralajmëroi se gjithmonë do të ketë forca ma të mëdha sesa Kosova që përpiqen me shtrijë influencë për agjenda të tyne.