Serwer: Kosova nuk asht ma prioritet në agjendën amerikane

Analisti amerikan dhe njohësi shumë i mirë i politikave, zhvillimeve dhe konflikteve në Ballkan, Daniel Serwer, paralajmëron se Kosova nuk asht aktualisht ma prioritet në agjendën amerikane. Ai numëron problemet e Kosovës, tue vlerësue se ky shtet i ri po vuen nji moment të vështirë e të mësuemit për me jetue me demokracinë.

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, në intervistën për gazetën “Zëri”, bani me dije se presidenti i ri i SHBA’ve, Donald Trump, nuk e njeh Ballkanin sikurse kundërkandidatja e tij Hillary Clinton, e cila e dinte se çka kanë ba amerikanët në Ballkan dhe për pamvarësinë e Kosovës si nji arritje e madhe.

Serwer tha se, Rusia vazhdon me mbetë kërcënuesi ma i madh për SHBA’të dhe se ky mbetet problem edhe për Ballkanin dhe shumë vende të tjera të botës