Serwer: Serbët dhe Vetëvendosje po i shkaktojnë probleme Kosovës

Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se Kosova asht imune ndaj Moskës, e cila po tenton me shkaktue trazina në Ballkan por, simbas tij, Kosova ka probleme të mbrendshme. Ai thotë se problemet e Kosovës janë integriteti territorial dhe sovraniteti.

Në nji intervistë për RTK, ai ka thanë se serbët dhe Vetëvendosje po i shkaktojnë këto probleme në Kosovë.

“Kosova ka probleme të vazhdueshme të integritetit territorial dhe sovranitet të saj. Që të dyja këto kërcënohen – nga njana anë prej serbëve që nuk e pranojnë pamvarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, e nga ana tjerët nga vet shqiptarët, nga Vetëvendosje që nuk e pranojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ai.

“Autoritetet në Kosovë me të drejtë kishin me dasht me përfundue këtë çashtjen me Malin e Zi dhe Asociacionin dhe që të ecin drejtë çashtjeve ma të randësishme, siç janë krijimi i vendeve të punës dhe ekonomia. Jam në anën e politikanëve që duen me i krye këto çashtjet e mëdha politike dhe Kosova me ecë para që në thelb”, thotë Serwer.