Serwer: Serbia e ka gabim, herët a vonë duhet me njoftë Kosovën!

Daniel Serwer nji nga ekspertët ndërkombëtarë të politikës kanë folë për gazetën “Blic” të Beogradit për atë se si Serbia duhet me heqë dorë nga Kosova, nëse dëshiron me u ba anëtar i Bashkimit Europian.

Serwer ka thanë se Serbia duhet me kuptue që pa e njoft, tash ose ma vonë, pamvarësinë dhe sovranitetin e Kosovës nuk ka shanse të futet në BE.

“Serbia duhet me kuptue se nuk ka asnji shans me u bashkue me BE pa pranue, ose tash ose në t’ardhmen, pamvarësinë dhe sovranitetin e Kosovës e cila ka ‘de facto’ asht njoft në marrëveshjen e Brukselit, e cila ishte nënshkrue nga Beogradi dhe Prishtina.

Vendet e BE’s e kanë njoft Kosovën, dhe nuk kanë me lejue që Serbia të bahet anëtare, pa zgjidhjen e kësaj çashtje. Serbia e ka gabim”, ka thanë Serwer.

Ai më tej shton se Serbia e di se duhet pague ky çmim, por që në fund të procesit do të jetë nën presion të madh për njohjen e Kosovës.

Serwer ka folë edhe për marrëdhaniet me Rusinë, për të cilën ka thanë se krejt vendet europiane kanë deshirë ta kenë mike, tue perfshi edhe Washingtonin. Por problemi, simbas Serwerit, qendron te politikat agresive të rikthyeme në rajonin e Ukrainës, Krime.