Serwer tregon çka ka me kërkue Vucic nga Amerika

Daniel Serwer, profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan ka komentue vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Serwer ka thanë se vizita e Vucic në SHBA ka me ndihmue atë për me vendosë marrëdhanie ma të mira dhe ma direkte mes Serbisë e SHBA’ve.

“Besoj se Vucic ka me kërkue gjithashtu mbështetje për ambiciet e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, ka thanë Serwer për Tanjug.