Seselj dorëzon pasaportën, destinacioni i parë – Zagrebi

Lideri i radikalëve serbë Vojislav Seselj, ka aplikue sot për pasaportë në Beograd. Ai me këtë rast ka ba të ditun se destinacioni i parë do jetë Zagrebi, e ma mbas Sarajeva ku ka për qëllim me i vizitue disa nga vendet ku e ka kalue femininë e tij.

Simbas Tanjug, ai ka në planë me ba nji turne në tane Serbinë, ku synon me u angazhue në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Si duket ai ka me tentue me vizitue Kroacinë, pamvarësisht faktit se Ministria e Mbrendshme e këtij shteti ia ka ndal hymjen.

Gjykata e Hagës ditë ma parë e liroi Seselj nga tana akuzat për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hecergovinë, Milorad Dodik, ka thanë se Seselj asht nji qytetar i lirë dhe mundet me vizitue këtë shtet pa problem.

“Gjithë ata që janë të lirë dhe kanë dokumente të vlefshme udhëtimi munden me ardh këtu dhe atë nuk mundet me pengue askush”, tha Dodik.

Ai theksoi se gjykata e Hagës liroi Seselj dhe askush nuk mundet me pengue lëvizjen e tij.