Seselj e shanë me nanë Hagën e Nikolic’in

seseljii

Lideri i radikalëve serb, Vojislav Seselj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata Nderkombëtare e Hagës e ka sharë këtë gjykatë si dhe kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikolic.

“E fitova Tribunalin e Hagës. Ia q… nanën. Mendoj Tribunalit të Hagës, ashtu sikurse edhe kam premtu dikur”, ka thanë ai në nji intervistë për Kuririn serb.

Të njajtën porosi sikurse për Hagën, Seselj e pati edhe për presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic.

Kur u pyet nga portali serb se a e ka thirr dikush nga liderët serb qoftë edhe presidenti që ta urojë për lirinë ai theksoi se “Çfarë Tome.

Sinqerisht nuk do t`i përgjigjesha atij. Si thuhet në mënyrë moderne do ta bllokoja në telefon. Edhe për të kam të njajtën porosi sikurse për Hagën”.

Ndërkaq, sa u përket raporteve me kryeministrin e këtij vendi, Aleksandar Vucic, ai ka deklaru se nuk ka kurrfarë kontakte me të.

Seselj nji ditë ma parë ishte liru nga të gjitha pikat që ishte akuzu për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.