Seselj: Në çdo gja që e kam ba, bashkëpunëtorë i kam pasë Vucic’in dhe Nikolic’in

Vojislav Seselj, i cili asht në pritje të aktgjykimit të Tribunalit të Hagës që pritet me u marrë me 31 Mars, ka thanë se në gjithçka që ai ka ba bashkëpunëtorë i ka pasë Aleksander Vucic’in dhe Tomislav Nikolicin.

 

Këtë shefi i Partisë Radikale Serbe e ka thanë në nji intervistë për Newsweek në gjuhën serbe.

 

Seselj që e ka fillue garën aktivisht për zgjedhjet e ardhshme ka refuzue me folë për aktakuzën e tij, mirëpo në këtë intervistë ai ka tregue për bashkëpunimin e tij të ngushtë me Kryeministrin aktual të Serbisë dhe Presidentin e këtij shteti.

 

“Maja Gojkovic, Tomislav Nikolic dhe Aleksandar Vucic kanë marrë pjesë në të gjitha që unë kam qenë i përfshimë. Ata ishin bashkëpunëtorët e mi”.