Seselj nese vjen n’Kosovë a do t’arrestohet!

seselj

Partia Radikale Serbe ka paralajmëru se do të mbajë sot nji tubim në veri të Mitrovicës.
7
E përveç kësaj mediat në Serbi shkruejnë se i pranishëm do të jetë edhe lideri i kësaj partie Vojislav Šešelj.

Madje thuhet se Seselj do të mbajë edhe nji fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në veri.

Partia Radikale Serbe ka paralajmërue se tubimi do të fillojë n’orën 12:00.

E nëse ndodh që Seselj të shfaqet në Kosovë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thanë se do t’arrestohet.

Selimi i ka thanë KosovaPress se tashma i mbetet organeve të rendit në Kosovë që të veprojnë kundër kalimeve ilegale të njerëzve, në rast se Seselj tenton të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka leju vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thanë Selimi përmes telefonit.