Šešelj refuzon Hagën, djeg flamujt e NATO’s dhe BE’s

Vojislav Šešelj, ultranacionalisti serb në shejë proteste ka djeg flamujt e NATO’s dhe të Bashkimit Europian, teksa ka përsërit edhe njiherë mesazhet e tij nacionaliste.

Ai ka deklaru se nuk do të paraqitet në tribunalin e Hagës për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në fund të muejit Mars, ku pritet të merret edhe nji vendim për çashtjen e tij.

Atij ju dha leje për t’u kthye në Serbi në vitin 2014 për shkak të sëmundjes së kancerit.

Šešelj akuzohet për tre krime kundër njerëzimit të cilat janë persekutimi, debimi dhe zhvendosja e dhunshme si dhe gjashtë akuza të tjera ku bajnë pjesë vrasja, tortura etj.

Pamvarësisht gjyqit të tij, ai nuk e ka braktis retorikën e tij ultranacionaliste.

Ai asht kryetari i partisë radikale serbe dhe ka deklaru se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të muajit Prill.