‘SEVEN’ arreston 7 trafikantë të kokainës, qe qysh!

Shtatë persona janë arrestue nga policiambas disa muejsh hetimi.

Policia e Tiranës ban me dije se shtatë t’arrestuemit u prangosën gjatë operacionit antidrogë të koduem “SEVEN”, ku u sekuestruen 1 kilogramë e 257.8 gramë landë e dyshueme narkotike “Kokainë”.

Finalizimi i këtij operacioni u ba mbas nji hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e lartpërmendun posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm.