Shabani: Mediat dhe gazetaret ma keq se sa ne renditjen e reportereve pakufi

“Jemi ma keq se ma heret, institucionet e vendit jane te bllokueme, ka gjithmone e ma shume kercenime ne drejtesi, e gazetaret nuk po munden me ba gazetari ne Kosove”, tha Zekirija Shabani si i ftuem ne Rrokum Roll.

Shabani tha se ne vendet e tjera jane organet e organizatat qe i ndihmojne gazetarit me ba punen e tyne, por qe per te e njajta nuk po bahet edhe ne Kosove.

“Na e kryejme punen tone, na i adresojme problemet qe paraqiten te ne, te institucionet nderkombetare”, tha nder tjera ai.

Gazetaret paguhen jo dinjitetshem, jo ne kohe, dhe punojne pa kontrata, – tha ma tej ai. tue shtue se ka me u kerkue qe rroga minimale nga 173 euro me u ba 250 euro.

Shabani kallxoi se sot e ka thirre inspektoratin e punes se mediave, per me i inspektue tana mediat, e ne nderhymjen e moderatorit Jupolli se kjo nenkutpon qe ai ju ka çue tana mediave inspeksionin, Shabani tha se kete po e ban jo per me i denue mediat, por per me i sigurue kushte sa ma te mira kolegeve te tyne.

“Ka pase ankesa per mospagesa ne kohe, per pagim jo te dinjitetshem, per orar te tejzgjatun, madje ka pase edhe ankesa se shefat po perzihen ne planifikime familjare”, vleresoi ai.