Shahini: Mbas korrupcionit, jane bankat qe po i mshelin bizniset. Kete vit jane mshele 1400 biznise e 400 e kane shue biznisin! (video)

Agim Shahini, Kryetar i Aleances Kosovare te Bizniseve (AKB), ka thane se ne Kosove asht ma problem me u shue nji biznis, se sa me u hape nji i tille.

Ai ka thane se vetem sivjet jane mbyll 1400 biznise dhe se 4 mije e kane shue biznisin.

Shahini ka thane se vetem konkurrenca e rregullon tregun dhe nese shteti i jep dikujt privilegje atehere ai asht monopol.

Simbas tij, bankat ne Kosove ta lene nji pershtypje se kane nji marreveshje mes vete, sepse kane nji strategji, e ne vendet prej nga vijne bankat duhet me pase nji strategji afatgjate, e ketu te na duhet me u zhvillue nji here vete, e mandej vijne te tjerat.

Ai ka thane se ne Kosove mbas nepotizmit e korrupcionit, vijne bankat menjihere, dhe nese banka e heton nji biznis se ka probleme financiare, banka menjihere ja veshtireson punen dhe e falimenton.

Shahini ka thane se AKB ka 13 mije anetare, ku prej tyne jane kompani te vogla e te medhaja, tue shtue se ende ne Kosove mbeshteten kompanite e fuqishme, por jo kompanite qe jane ne rruge per me u ba te fuqishme dhe kjo, simbas tij, asht e padrejte.

Kryetari i AKB’s ka permend nji rast se si dy banka te fuqishme ne vend, jane kane mbyll njanit biznisin e tij.

Shahini thote se ka lobe te fuqishme ne vend, qe lobojne kunder produkteve vendore, tue shtue se ato kompani jane te fuqishme dhe si te tilla kane interesa nga jashte per me dobesue prodhimin vendor.

Por Shahini ka thane se ne vend ka edhe storie te bizniseve, te cilat kane arrite me shtrie produktin e tyne jo vetem ne vend, por edhe jashte.

Kryetari i AKB’s keto komente i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.