Shahini: Qe qysh dy banka te hueja e falimentuen nji kompani prodhuese ne Kosove!

Agim Shahini, Kryetar i Aleances Kosovare te Bizniseve (AKB), derisa ishte i ftuem te Marten ne mbramje ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli, ne Televizionin Rrokum, ka thane se ka raste kur bankat ne Kosove i kane çue ne falimentim kompanite prodhuese kosovare.

Ai ka permend nji rast se si nji kompani prodhuese e fuqishme ne vend, per shkak te bankave, asht detyrue me i shite asetet e veta dhe me falimentue.

“Asht nji rast qe ka pase nji obligim ne nji bank rreth 1 milion euro, dhe i ka thane banka tjeter hajde te une, kam me t’i dhane une 2 milione euro kredi dhe ja ka dhane 1 milion per me krye bartjen dhe mandej nuk ja ka dhane as kete milionin tjeter. Ajo kompani tash asht detyrue me i shite asetet e veta, me i barte jashte shtetit edhe me falimentue”, ka kallxue Shahini.

I pyetun nga moderatori Jupolli se a konsideroni se ky rast ka qene marreveshje mes bankave, Shahini ka thane se gjithçka ka mujt me ndodhe, por ne shumicen e rasteve bizniset bine ne lajthitje te bankave.

Kryetari i AKB’s ka thane se kjo firme ka qene anetare e Aleances Kosovare te Bizniseve, tue thane se keto banka jane bankat e medhaja nderkombetare qe veprojne ne Kosove dhe qe e kane prue biznisin deri te falimentimi.

Ai ka thane se korporatat e fuqishme nderkombetare dhe regjionale jane ne lufte te madhe me prodhuesit vendor, sepse kane interes per me marre treg ne Kosove.