Shaip Muja del kundër komisionit të Presidentes

Deputeti i pamvarun Shaip Muja, tha se Presidentja Atifete Jahjaga ka me u largue edhe 20 ditë nga posti i të parës se shtetit, prandaj nuk ka validitet me marrë vendime të randësishme.

Simbas Mujës, Komisioni për Demarkacionin me Malin e Zi i propozuem nga Presidentja asht kundër vullnetit të shumicës së deputetëve, tu shtue se nuk asht pyet askush për këtë.

Nga ana tjetër anëtar i Komisionit nga radhët e LDK’s Murat Hoxha, tha se Presidentja i ka kompetencat dhe ajo ka të drejtë të formue komisione për këtë çashtje.

Megjithatë anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor e kanë kontestue formimin e nji komisioni “ad-hoc” për rishikimin e demarkacionit të kufinit Kosovë – Mali i Zi.

Në mbledhjen e komisionit, u shqyrtuen aplikacionet e kandidatëve për drejtor dhe zv.drejtor të Autoritetit të Ujënave.

Në mbledhje mungonin anëtarët e opozitës.