Shala: Fatmir Limaj ishte “Çelik” në luftë, e çelik asht edhe tash

Deputeti i Nismës për Kosovë, Haxhi Shala, i cili gjatë luftës njihej me nofkën “Komandant Topi” ka shkrue mbas vendimit të Apelit për me lirue Limajn nga akuzat për krime lufte.

Shala, përmes nji postimi në profilin e tij në Facebook ndër të tjerash ka theksue se, Limajt nuk i janë ndalë goditjet që nga viti 2003, por që ai ka qëndrue si çelik, ashtu siç e kishte nofkën gjatë luftës.

“Gjykata e Apelit ma në fund i dha fund persekutimit të bashkëluftarit dhe komandantit tonë Fatmir Limaj.
Fatmirit, që nga viti 2003 nuk iu ndanë goditjet e njimbasnjishme, por asnjiherë nuk arritën me gjunjëzue. Ai vazhdon rrugëtimin e tij edhe ma i fortë.

Kur gjatë luftës e thërisnim Çelik, as që e kishim idenë se ai kaq gjatë ka me u detyrue me u përballë me sfida të randa sikur që përballet çeliku.

Ata që nuk lanë gurë pa lëvizun kundër tij, duhet së paku tani me kuptue se e kanë të kotë, nuk kanë mundun dhe nuk do të munden kurrë me munndë” shkruen mes tjerash Shala në Facebook.