Shala: Heshtja e institucioneve te sigurise len me kuptue qe pozita po i djege vet veturat e zyret !

“Qe prej mesit te Shtatorit une s’kam marre pjese asnjihere ne takimet e AKI’s, ne vend meje ka qene deputetja Duda Balje”, tha i ftuemi i dyte ne Rrokum Roll, Haxhi Shala nga Nisma per Kosoven.

Deputeti tha se djegia e objektit te Presidences asht veprim i Qeverise.

Shala vleresoi se edhe AKI edhe Policia e dijne se kush i ban keto veprime, por qysh tha ai le te dalin me i tregue por jo tue anue kah pushteti.

“Menjihere sa u gjuejten mollotovat, drejtori i Policise dhe disa ministra e drejtuen gishtin kah opozita”, tha ai tue shtue se kjo ka mund me u zbulue shume shpejt me ane te kamerave te policise.

Per sulmin ndaj shtepise se Kryeministrit, Shala tha se kjo ka mund me ndodh edhe nga pakenaqesia e elektoratit te LDK’s per shkak te votimit te Thacit per President, e qysh tha ai, me ane te viktimizimit Kryeministri po mundohet me mbajte afer elektoratin.

“Po te ishin aktiviste te opozites, moti ishin kap e ishin akuzue”, tha Shala tue shtue se kjo “heshtje” nga institucionet len me kuptue se keto veprime jane ba nga Qeveria.

Me keto veprime, Shala tha se po bllokohet edhe integriteti i vendit.

Tue diskutue per kontrollimin e deputeteve ne Kuvend e per skanerin me vlere 270 mije euro, Shala tha se ka pase kontrolle t’ashper, tue e theksue ate te deputetit Rexhep Selimi.

“Partite opozitare kane me dale me nji qendrim te perbashket per bojkotim ose jo te Kuvendit, liderat tane jane tue diskutue per qendrimet, por ne seancen e neserme Nisma s’ka me marre pjese”, tha ai.

Ne fund te bisedes Shala i bani thirrje qytetareve per me marre pjese ne protesten e 26 Marsit, te thirrun nga opozita.

“Sa ma i madh te jete numri i qytetareve, aq ma ndikim ka me pase per me marre keta vendimin per doreheqje”, tha ai tue ju referue Qeverise.