Shala: Ka me ardhë dita kur kemi me folë me emna se nga kush po përndjeket Limaj

Ngritja e nji aktakuzë të re ndaj Fatmir Limajt nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka nxitë reagime të shumta. Njani nga njerëzit ma të afërt gjatë dhe mbas luftës të Limajt, Haxhi Shala, thotë se situatën ma së miri të Limajt e përshkruen komenti i gazetarit, Adriatik Kelmendi, i cili ka thanë se edhe nëse dikend gjatë luftës e ka vra këpuca, atëherë për këtë Limajt ka me ju ngritë aktakuza.

“Mundem me thanë se asht nji aktakuzë në përndjekje të Limajt dhe jo në kërkim të drejtësisë. Pikërisht në kohën kur Limaj dhe Nisma filluen me shtrie aktivitetin e tij politik dhe të forcohet si subjekt politik dhe vetmja rrugë për me ia ndalue hovin Limajt ka qenë kjo aktakuzë e ngritur”, ka thanë Shala për ‘Indeksonline.

Shala, i cili asht edhe deputet i Nismës për Kosovën, thotë se nji ditë ka me ardhë momenti kur ata kanë me folë hapun me emna dhe mbiemna se nga kush po përndjeket, Fatmir Limaj.