Shala: Kur ndodhi shpërthimi isha në shtëpi me familje, fatmirësisht nuk u lëndue askush

Drejtori i RTK’s Mentor Shala konfirmon se shtëpia e tij në Matiçan asht sulmue me nji mjet shpërthyes e që supozohet me qenë bombë dore.
Simbas tij, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa bomba asht gjuejt mbrapa shtëpisë.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditë tanë lagjen. Mjeti shpërthyes asht hedhur mbrapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë krejt familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk asht lëndue”, tha Shala për KosovaPress.