Shala: Nëse Lista Serbe nuk e voton Ushtrinë, duhet me shkue me planin B

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, e ka vlerësue si lajm të mirë deklaratën e kryetarit të komitetit të NATO’s, Peter Pavel, i cili tha se Kosova ka të drejtë me pasë Ushtrinë e vet.

Ai në televizionin publik ka thanë se institucionet duhen me bisedue me partnerët, dhe të merret pëlqëimi i tyne për krijimin e Ushtrisë së Kosovë.

“Duhet me u bisedue me partnerët tanë si NATO dhe SHBA’të, që të vendoet për trysni ndaj Serbisë, që ata të bajnë presion te Lista Serbe që ta votojnë Ushtrinë e Kosovës”, ka thanë Shala.

Simbas Shalës, Kosovës i nevojitet ndihma e partnerëve në mënyrë që deputetët serbë të binden se Ushtria e Kosovës kishte me qenë për të gjithë.

“Besoj që vet kryeministri duhet të kyçet në ktë proces. Nëse Lista Serbe nuk e voton, na duhet të fusim në përdorim planin B për ndryshim të ligjit për FSK’n”, deklaroi deputeti i Nismës.

Lexo edhe:

NATO: Ushtria e Kosovës të bahet në këtë mënyrë